Xhensila Myrtezaj ka reaguar sërish pas publikimit të këngës së ish-partnerit të saj Bes Kallaku.
Kënga e tij e fundit, “Mosmirënjohja”, u duk si një thumb për ish-bashkëshorten e tij Xhensila Myrtezaj.
“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, thuhet në disa nga strofat e këngës.
E teksa së fundmi në një InstaStory, këngëtarja shqiptare ndau disa fjalë, të cilat duket se janë replikë e fragmenteve të përmendura nga ish-partneri i saj.