Xherdan Shaqiri pozitiv me Covid-19, ja si është gjendja e tij shëndetësore

0
230

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me Covid-19, lajm ky i bërë me dije nga Federate e Futbollit të Zvicrës.

Futbollisti shqiptar ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij dhe nga informacionet e deri tanishme gjendja shëndetësore është e qëndrueshme.

Ai bëhet lojtari i tretë i Liverpoolit që infektohet nga koronavirusi, pas pas Thiago Alcântara dhe Sadio Mané.

28-vjeçari pritej të luante në këtë miqësore për Zvicrën për herë të parë që nga finalet e Ligës së Kombeve UEFA në qershor 2019.

Ora tv