Xhiron gomat dhe “tërheq” vëmendjen e policisë italiane, shqiptarit i gjendet edhe drogë në mjet

0
33

Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga ditën e djeshme në Xhenova nga autoritetet italiane. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur për akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi.

Më tej bëhet me dije se nga ky operacion janë gjetur dhe sekuestruar një sasi me mbi 1 kg kokainë dhe 2500 euro.

Agjentët në Sampierdarena, vunë re shqiptarin në via “Fillak”, i cili pasi kishte bërë disa udhëtime në zonë me makinën e tij duke xhiruar dhe gomat u fut edhe në korsinë e kundërt.

46-vjeçari më pas u ndaluar nga policia ku u shfaq tejet i nervozuar, duke parë me këmbëngulje një çantë shpine të vendosur përballë sediljes.

I pyetur nëse mbante diçka të paligjshme, shqiptari tregoi çantën e zezë si të tijën, pa treguar se çfarë përmbante. Por brenda saj policia gjeti mbështjellës të ndryshëm, me kokainë, me peshë totale rreth 1.1 kilogramë, shkruan “Ligurianotizie”.

Pas kontrolleve të mëpasshme, u gjetën edhe 2500 euro cash, me gjasë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Droga dhe paratë janë sekuestruar, kurse 46-vjeçari shqiptar u izolua në Burgun e Marasit.