Ylli i “Harry Potter” i bashkohet Instagram-it dhe prezanton për herë të parë vajzën e tij me botën

0
242

Ylli i “Harry Potter”, Rupert Grint, i njohur për rolin e Ron Weasley, i është bashkuar Instagram-it dhe postimi i parë ka shkrirë zemrat e të gjithëve. Ai publikoi një foto me vajzën e tij, të cilën e prezantoi për herë të parë me gjithë botën. Me këtë rast, Rupert zbuloi edhe emrin e vogëlushes dhe është një nga më të veçantët që kemi dëgjuar deri më tani.

Hej Instagram, 10 vite me vonë, por ja ku jam. Grint në Instagram. Ju prezantoj të gjithëve me Wednesday G.Grint. Ruani veten, Rupert”, shkroi aktori.

Mes komenteve ra në sy ai i kolegut të tij, Tom Felton, i cili ka luajtur rolin e Draco Malfoy në film.

Mirë se erdhe Weasley! Është çështje kohe. Shumë dashuri për Wednesday”, shkroi ai.

Rupert Grint dhe partnerja e tij, Georgia Groome, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në 7 maj dhe deri më tani ata ishin treguar shumë të rezervuar për vogëlushen duke ruajtur privatësinë me fanatizëm.

icon style