Ylli i parkut detar kombëtar Karaburun-Sazan, një nga thesaret më të bukura

0
249

– Ophidiaster ophidianus, ylli i parkut detar kombëtar Karaburun-Sazan është një nga thesaret më të bukura në këtë vend,

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se Ophidiaster ophidianus është një specie e jashtëzakonshme që gjendet në parkun detar kombëtar Karaburun-Sazan.

“I pajisur me 5 krahë cilindrikë dhe me përmasa të diametrit që variojnë nga 20-40 cm, ylli i detit Ophidiaster ophidianus përfaqëson një prej thesareve më të bukura të parkut detar. Gjendet në shkëmbinjtë detar në thellësi 5 deri 25 m”, shprehet AKZM.

Po ashtu, AKZM shton se Ophidiaster ophidianus mund të ketë ngjyrë të kuqe, lejla apo portokalli.

“Karakteristikë është se nga një krahë i këputur i yllit të detit mund të formohet një individ i ri. Marrin frymë nëpërmjet qeskave të vogla të quajtura papilla të cilat gjenden në sipërfaqe të trupit”, bën të ditur AKZM/ATSH.