Ylli i serialit të njohur akuzohet për përdhunimin e 3 femrave, rrezikon burgun e përjetshëm!

0
311

Ylli i serialit të njohur “That ’70s Show” Danny Masterson, është akuzuar për përdhunimin e 3 femrave të ndryshme.

Avokati i Qarkut në Los Angeles, Jackie Lacey njoftoi se aktori është akuzuar për dhunimin me forcë të tre grave në incidente të ndryshme që kanë ndodhur midis viteve 2001 dhe 2003.

Ndaj Masterson, 44 vjeç, qëndron akuza për përdhunimin e një gruaje asokohe 23-vjeçare midis janarit dhe dhjetorit 2001.

Ai gjithashtu akuzohet për përdhunimin e një gruaje 28-vjeçare në prill 2003 dhe diku midis tetorit dhe dhjetorit të atij viti për dhunimin e një gruaje, asokohe 23 vjeçe, të cilën zyrtarët thonë se ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.

Të gjitha krimet e pretenduara kanë ndodhur në shtëpinë e të pandehurit, tha Zëvendës Prokurori i Qarkut Reinhold Mueller i Divizionit të Krimeve Seksuale, i cili po ndjek çështjen.

Masterson, i cili u mor në paraburgim të mërkurën rrezikon dënimin me 45 vjet deri në burg të përjetshëm.

Icon Style