Yuri Kim: Kemi dhënë 1.8 mld dollarë për turizmin, do sigurohem që SHBA të qëndrojnë krah jush

0
214

Ambasadorja Yuri Kim e ka quajtur turizmin në Shqipëri një thesar jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë botën.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Turizmit Blendi Klosi, Kim tha se SHBA ka dhënë ndihma 1.8 mln dollarë për të ndihmuar në zhvillimin e turizmit.

“Kam qenë në Shqipëri prej 6 muajsh dhe kam vizituar shumë zona të bukura. Është një thesar jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë botën.

Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij. Në momentin që unë mbledh mbeturinat që unë krijoj është përgjegjshmëri nga ana ime, nëse marr plehrat që lënë të tjerët sepse e shikoj si problem, kjo tregon inteligjencë.

Mund të jeni në dijeni që SHBA kanë dhënë ndihma 1.8 mln dollarë që kanë ndihmuar në zhvillimin e turizmit. Do të jem krenare të siguroj që SHBA qëndrojnë krah jush. Pres mundësinë që të përveshim mëngët së bashku”, tha Yuri Kim.

Gazeta expres