Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur pak minuta më parë në Kryesinë e Kuvendit, ku do të takohet me Enkelejd Alibeajn.
Ky i fundit pretendon se është ende kryetar i komanduar i PD-së, ndërkohë që Komisioni i Rithemelimit njeh vendimin e Gjykatës së Tiranës së shkallës së parë, që shpalli të ligjshëm Kuvendin e datës 11 Dhjetor.
Derimë tani nuk ka informacion në lidhje me temën e diskutimit mes Kim dhe Alibeajt, ndërkohë që kjo vizitë e ambasadores në Kryesi, është e dytë brenda më pak se 24 orëve.
Kim takoi dje dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Edhe pse burimet bëjnë me dije se takimet e Kim lidhen me konsultimet paralamentare për zgjedhjen e presidentit të ri, asnjë prej të pranishmëve, nuk e konfirmoi këtë temë diskutimi.
Enkelejd Alibeaj mban po ashtu detyrën e kreut të grupit parlamentar të demokratëve.