Këto ditë vjeshte në tregun agro-ushqimor të Kukësit numri i blerësve është në rritje për shkak se kemi hyrë në sezonin e përgatitjes së turshive. Banorët më së shumti blejnë perime, që i bëjnë turshi për t’i konsumuar gjatë gjithë dimrit.
Domatja jeshile zë kërkesën më të lartë dhe lakra, që vijnë në fshatrat e afërt të Kukësit. Për konsumatorët, edhe pse çmimi është i lartë cilësia është mjaft e mirë.