Të ecësh në trotuar në qytetin e Elbasanit sidomos në zonat ku ka aktivitet tregtar është bërë pothuajse e pamundur. Trotuaret në pjesën më të madhe zaptohen nga tregtarët, që tregtojnë lloj-lloj mallrash nga industrialet e deri tek ushqimoret.
Ndërsa qytetarët krijojnë kolona për një për të kaluar në një hapësirë që nuk është më shumë se 50-60 cm. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët e qytetit. Ku sende nga më të ndryshmet zaptojnë në mënyrë abuzive vendet e parkingjeve publike.
Ndërsa policia bashkiake edhe pse e sheh situatën çdo ditë, nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë realitet, madje edhe atje ku thirret për të zgjidhur ndonjë problematikë, e rëndon edhe më shumë situatën.
A2