Policia ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Gjatë aksionit të policisë, është liruar një hapësirë në plazhin e Golemit, që ishte zënë në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu janë sekuestruar 100 komplete me çadra dhe shezlongë, ndërsa janë proceduar penalisht 3 shtetas. Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.