Zbardhen letrat e ngacmimit se*sual në Korçë, mësuesi: Jam i alkoolizuar dhe i mjekuar mbi 10 herë në QSUT, nuk kujtoj asgjë për bisedat

0
25

“…Unë jam përdorues i rregullt alkooli dhe për këtë gjendje i jam nënshtruar rehabilitimit në QSUT mbi dhjetë herë. Kam qenë në gjendje të dehur dhe nuk kujtoj, nëse kam zhvilluar biseda me karakter ngacmues të dy nxënësve…”

Këto kanë qënë fjalët e vetme të Bledar Duros, mësuesi vizatimor pranë shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra”, i cili aktualisht qëndron i arrestuar për akuzën e “Ngacmimit seksual” ndaj dy nxënëseve të mitura.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se gjatë marrjes në pyetje dhe ballafaqimin me përmbajtjes e mesazheve erotiko-ngacmuese, profesori i vizatimit nuk ka pranuar të japë shpjegime, vetëm ka pretenduar se:

”…kam qenë në gjendje të dehur dhe nuk kujtoj nëse kam zhvilluar biseda me karakter ngacmues të dy nxënëseve…”

Pavarësisht këtij pretendimi, Bledar Duro është arrestuar me urdhër të prokurorisë, e cila tashmë i është drejtuar gjykatës së Korçës, duke kërkuar caktimin e masës “arrest në burg” në burg për të. Pritet që seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë të zhvillohet ditën e nesërme.

Sipas dosjes hetimore skandalin e ngacmimit seksual të dy nxënëseve të mitura nga mësuesi i shkollës së tyre në Korçë, fillimisht e ka zbuluar nën/drejtoresha e Shkollës dhe më pas kjo e fundit ka njoftuar psikologen.

Më tej nën/drejtoresha e Shkollës “Sotir Gurra” në Korçë ka njoftuan nënën e njërës prej vajzave të mitura, e cila pasi është vënë në dijeni dhe ka mësuar përmbajtjes e mesazheve, në datën 12 nëntor 2024, është paraqitur në ambientet e komisariatit të Korçës, duke depozituar kallëzim penal.

Nëna u ka treguar oficerëve të policisë Korçë, se mësuesi i Arteve Pamore (vizatim) Bledar Duro, ka ngacmuar seksualisht nëpërmjet mesazheve në aplikacionin “Whats App” vajzën e saj, nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gurra”.

Nëna ka pohuar se fakt e ka mësuar në 12 nëntor 2024 rreth orës 13:30, ku e ka njoftuar Nëndrejtoresha dhe Psikologia Shkollës, të cilat i kanë komunikuar se vajza e saj dhe shoqja e saj janë ngacmuar seksualisht nëpërmjet mesazheve në aplikacionin “Whats App” nga mësuesi i tyre i arteve.

Nga bisedat ka rezultuar se kanë nisur me artin dhe pikturën dhe në vijim mësuesi u kërkonte që të preknin pjesët intime të trupit të tyre.

Nisur nga këto rrethana nga ana e policisë janë kryer veprimet e para hetimore, si intervistimi i të miturave në prezencën e prindit, psikologes, punonjëses sociale dhe avokatit të caktuar nga policia.

Njëherësh është realizuar pyetja e nën/drejtoreshës së shkollës që shkollës. Është realizuar këqyrja e telefonave dhe konkretisht bisedave në aplikacionin “Whatsapp” në prani të ekspertit kriminalist.

Gjithashtu policia e Korçës, ka sekuestruar aparatet celulare përkatësisht të dy viktimave të mitura dhe personit të dyshuar si autor i kësaj vepre penale. Si dhe veprime të tjera hetimore të përshtatëshme për veprën për të cilën procedohet.

Pritet që ditën e nesërme Bledar Duro të dalë para gjykatës së Korçës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që ka kërkuar përfaqësuesi i akuzës.