Zbardhen motivet e vrasjes së shqiptarit në Athinë, policia greke firmos 8 urdhër arreste, zbulohet personi që e ka vrarë (EMRI)

0
105

Prokuroria greke firmos 8 urdhër arreste për vrasjen e 40-vjeçarit Pellumb Islami nga Delvina.

Policia greke ka zbardhur edhe motivet e ngjarjes, ku ka ndryshuar tërësisht gjithë dinamika e ngjarjes. Pas analizës së fakteve, është zbuluar se autori i vrasjes së Pëllumb Islamit është Elis Salaj, 34 vjeç nga Fieri, bashkëpronar i një klubi të njohur nate në rrugën “Liosion” në Athinë.

Në dhjetor 2022 ky shtetas është tentuar të vritet me armë zjarri automatike jashtë biznesit të tij. Autorit të ngjarjes i është bllokuar arma dhe është detyruar të largohet.

Elis Salaj, kreu i një grupi kriminal në Athinë, ka dyshuar se autor i atentatit të dështuar ndaj tij është vëllai i shtetasit Pellumb Islami. Dy të fundit ndodheshin mbrëmjen e 21 shkurtit në lokalin në “Nea Ionia”.

Vellai i viktimës ka debatuar me grupin rival dhe të gjitha palet kanë dalë jashtë ku ka pasur shkëmbim zjarri. Nga të shtenat me armë ka mbetur i vrarë 40-vjeçari Islami nga Rusani i Delvinës dhe hetimi ka zbuluar se personi që e ka goditur me armë është Elis Salaj.