E mbijetuara e vetme e vetëflijimit që tronditi opinionin publik, ka dhënë dëshminë e saj.
Ajo tha se së bashku me nënën dhe motrën e saj besonin te ringjallja dhe i kryenin ritet në banesën e tyre.
Ritet e ringjalljes i kreu fillimisht motra Anisa dhe nuk hëngri për dy muaj duke rënë në gjumë të thellë në mars të vitit 2019.
Dëshmia e plotë e saj
”Që kur isha 15 vjeç kam ndjekur deshmitarët e jehovait. Më vonë kemi qenë edhe në Kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkeputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult fetar por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banese. Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa ne fillim të vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrënë gati 2 muaj deri në mars të 2019 ku ra në gjume të thelleësepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson bibla jonë.
Një vit pasi motra ra në gjumë nisëm sakrificën unë dhe mami. Pinim vetem uje të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim. Gjithë ditën luteshim për të kthyer në jetë motren. Në ditet e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomes ku po lutej. Ndërsa unë vazhdova ritin derisa erdhi policia.”
Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to.
Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vdekura. Kjo e fundit madje sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte vdekur 15 muaj më parë dhe ishte mbajtur në banesë, ku nëna dhe motra e lyenin trupin me vaj e uthull dhe e kishin mumifikuar pasi besonin tek Ringjallja.
Ora tv