ZBARDHET DINAMIKA/ Plagosja e turkut në Sauk, 39-vjeçari kyç gojën para policisë: Nuk e njoh autorin…

0
2

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e Halil Uçar me origjinë turke, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar. Bëhet me dije se, Uçar, i cili u plagos nga bashkëkombës i tij, nuk është treguar bashkëpunues me policinë. I marrë në pyetje nga hetuesit, ai ka pretenduar se nuk e njeh autorin e ngjarjes dhe se nuk ka asnjë konflikt me të.

Ndërkohë, Policia ka zbardhur dinamikën e plotë të plagosjes, teksa autori dhe i plagosuri kanë qenë në tavolina të ndara, në kate të ndryshme. Autori, i paidentifikuar me emër, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull.

Pas ngjarjes ai është arratisur me shpejtësi, por policia ka mundur të sigurojë disa foto përmes kamerave të sigurisë dhe po përpiqet të krijojë një identikit të plotë të tij për ta identifikuar.

Gjithashtu, në vendngjarje dhe te tavolina ku ka konsumuar darkën janë përftuar materiale gjenetike të plota për identifikimin. Përmes Interpolit po punohet me autoritetet turke për të sqaruar jo vetëm identifikimin, por edhe problemet që mund të kenë pasur. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë hakmarrjeje të mundshme për konflikte të tyre në Turqi.

GEAR Sh.p.k