SPAK ka zbardhur 6 ngjarje kriminale pas hetimeve në vazhdim të dosjes “Plumbi i Artë”.
Mes tyre është vrasja e Klevis Kapllanit dhe vrasja e trefishtë në Bradashesh ku mes viktimave ishte edhe vëllai i Erjon Alibej
.Zbardhet vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi në shtator të vitit 2020. Vrasja në fjalë u zbardh pas hetimeve të SPAK, ndërsa ky i fundit lëshoi sot mbi 35 urdhër-arreste. Përveç kësaj ngjarje, janë zbardhur edhe disa krime të tjera. Kapllani ishte shok i Nuredin Dumanit, një prej të penduarve të drejtësisë që ka çuar në zbardhjen e shumë krimeve me rrëfimeve të disa bandave në vend.
Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se i penduari i drejtësisë të arrestohej nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik.
Kapllani dyshohej si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Elbasan dhe Peqin
Lidhjet me personazhet e botës së krimit
Pas vrasjes së tij, grupi hetimor sekuestroi kamera të sigurisë pranë banesës së 33-vjeçarit dhe mori në pyetje familjarë të viktimës. Nga këqyrja e kamerave, rezultoi se në ditët e para të shtatorit, 33-vjeçari kishte strehuar personin e rrezikshëm që i fshiheshin drejtësisë. Gjithashtu u ngritën dyshime se Klevis Kapllani kishte bashkëpunuar me Nuredin Dumanin, për disa ngjarje kriminale të ndodhura në trekëndëshin Elbasan-Durrës-Rrogozhinë. Përveç strehimit Klevis Kapllani dyshohet se e ka ndihmuar edhe me transport pasi në të paktën një rast makina e autorëve të një vrasjeje në Durrës është djegur rreth 2 kilometër larg banesës së tij.
Dyshimet në lidhje me përfshirjen e 33-vjeçarit Klevis Kapllani në aktivitete kriminale në Shqipëri përveç precedentëve për trafik droge në Itali forcohen edhe më tej për faktin se 3 ditë para vrasjes, ai u ka dhënë mjetin e tij ‘Audi Q7’ në përdorim personave ende të paidentifikuar me të cilët kishte rënë dakord për t’ia kthyer më datë 14 shtator. Vetëm një ditë më pas ai u gjet i ekzekutuar me breshëri plumbash në rrugën pranë shtëpisë. Sipas dyshimeve të policisë në atë kohë, Nurdin Dumani ka eliminimuar bashkëpunëtorin e tij, për të zhdukur çdo gjurmë.