Zbardhet ngjarja e ndodhur në Elbasan ku mbeti i plagosur një person

0
301

Policia zbardh detaje nga përplasja me armë e ndodhur mesditën e 25 nentorit,  rreth  orës 11:50 në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, ku u përfshi dhe Vis “Korçari” një emër I njohur për policinë e shtetit.

Sipas policisë mes 28 vjeçarit Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan dhe Migert Qosja, 25 vjeç nga Elbasani ka pasur një përplasje fizike që ka vijuar me poas duke shtënë me armë nga makina në drejtim të njeri tjetrit.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri” informoi pasditen e sotme policia e shtetit.

Arrestimi i Vis Korçarit tek Trauma

Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe “për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë“ sakteson policia.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Njoftimi paraprak i policise pak minuta pasi ndodhi ngjarja

“Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur” informoi policia e Elbasanit pak orë pas ngjarjes.

Sekuestrohen pamjet
Në funksion të hetimit u sekuestruan pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e qytetarëve që ndodheshin në zone.

Ervis Caushllari i njohur me nofken “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Vetë policia në informacionin paraprak nuk dha detaje se kush ishte objektiv i atentatit, dhe nuk pranon se ka të plagosur.

Policia në njoftimin e saj tha se autori i dyshuar kishte braktisur mjetin dhe është larguar prandaj Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.

Kush eshte “Korçari”

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Nga informacionet e para mësohet se nga dy makina është qëlluar drejt një makine në lëvizje ku ka qenë dhe objektivi i atentatit.

elbasan plagosje ne afersi te stadiumit

elbasan plagosje ne afersi te stadiumit