Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit: Më implikoi në thashetheme erotike për Ramën dhe Metën!

0
2

Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, SHBA, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, një kopje të së cilës e disponon edhe redaksia e VoxNews, Bleona i kërkon Kokalarit minimumi 2 milionë dollarë, pas një debati mes të dyjave që zgjati disa muaj.

Padia është depozituar në gjykatë në datën 14 gusht 2025, ndërkohë që Bleona pretendon se Kokalari i ka shkaktuar me dashakeqësi dhe me qëllim të qartë, përmes një fushate shpifjesh dhe deklaratash krejtësisht të pavërteta e dëmtuese, të bëra publikisht në rrjete sociale dhe gjetkë, duke përfshirë deklarata të rreme se paditësja është prostitutë, call girl, striptiste dhe artiste kabareje.

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit: Më

“Kokalari ka bërë disa nga këto deklarata edhe në biseda me të tjerë gjatë vitit të fundit, megjithëse ajo e di se janë gënjeshtra. Kokalari i fabrikoi, mbi bazën e një skeme të paramenduar për të dëmtuar karrierën dhe për të avancuar interesat e saj personale” thuhet në padi.

Avokatët shkruajnë se Bleona Qerreti dhe Evi Kokalari janë njohur në vjeshtën e vitit 2020. “E promovoi se donte karrierë në politikë. Pasojat e deklaratave të Kokalarit kanë lënë gjurmë të thellë mbi Paditësen si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri. Bleona ka pësuar dëme financiare, dëme të reputacionit dhe dëme emocionale si rezultat i drejtpërdrejtë i fushatës së Kokalarit për ta destabilizuar dhe njollosur atë” vijon akt-padia.

Sipas saj, Kokalari përdor ose ka përdorur emrat Evi Angelakis, Evis Kokalari dhe/ose Evis Angelakis. “Kokalari zotëron firmën Golden Key Investment Group, me seli gjithashtu në New York dhe se ajo ka bërë disa statuse kundër Bleona Qerretit” shkruajnë avokatët. “Kokalari i paraqiti me dashje fakte të shtrembëruara për disa imazhe”, pohojnë avokatët.

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit: Më

Në padinë e depozituar në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut në mes të muajit gusht 2025, avokatët e Bleona Qerrestit shkruajnë se Kokalari publikoi një sërë deklaratash të rreme duke pretenduar se “bazohen në gjëra që Bleona vetë më ka thënë”.

“Për shembull, Kokalari pretendoi se paditësja i kishte thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe moderatorja/ këngëtarja Alketa Vejsiu ‘kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe se [Rama] donte të linte gruan për t’u martuar me të’. Ky pretendim është i pavërtetë. Paditësja nuk ka thënë kurrë një gjë të tillë”, pohojnë avokatët.

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit: Më

VoxNews ka analizuar akt-padinë, ku avokatët e Bleona Qerretit shkruajnë se; “Kokalari gjithashtu pretendoi se paditësja i kishte thënë se një ish-president i Shqipërisë ishte në një lidhje me këngëtaren shqiptare Xhensila Myrtezaj. Më tej, Kokalari tha se paditësja i kishte pranuar se kishte fjetur me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe këto janë deklarata të rreme, të fabrikuara nga Kokalari për të dëmtuar reputacionin e paditëses dhe për të prishur marrëdhëniet e saj me persona të ndryshëm me ndikim. Sipas informacionit dhe bindjes, Kokalari e bëri këtë për t’ju hyrë në zemër të njëjtëve persona”.

Avokatët shkruajnë se Bleona nuk i ka thënë kurrë Kokalarit këto gjëra. “Po ashtu, ajo nuk ka fjetur kurrë me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë apo Kosovës. Kokalari i shpiku këto gënjeshtra për ta paraqitur paditësen si të pabesueshme dhe të pamoralshme, dhe kështu për të dëmtuar markën dhe imazhin e saj publik” vijon akt-akuza. Në fund të akt-padisë, Bleona Qerreti i kërkon Evi Kokalarit një shumë prej 2 milionë dollarësh për të gjitha gënjeshtrat që ka thënë. Paditësja kërkon urdhërimin e Kokalarit të tërheqë çdo dhe të gjitha deklaratat shpifëse. Kërkon urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme kompensuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit, por jo më pak se 2 milionë dollarë, e cila bazohet në faktin se sjellja shpifëse e Kokalarit ka prishur ndjeshëm karrierën ndryshe të suksesshme të Paditëses si muzikante.

Avokatët shkruajnë se kërkojnë nga gjykata urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme ndëshkuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit dhe dhënien e interesit para dhe pas vendimit gjyqësor, shpenzimeve gjyqësore dhe çdo dëmshpërblimi tjetër apo të mëtejshëm që kjo gjykatë mund ta konsiderojë të drejtë dhe të përshtatshëm. /Marrë nga “Vox News