Nga viti i kaluar funksionarët e lartë të shtetit janë të detyruar që në formularin e deklarimit të pasurisë të deklarojnë çdo qindarkë dhe çdo pasuri të mundshme që rezulton në emër të tyre apo edhe të familjarëve në trungun e familjes. Në vitin që lamë pas deklarimet u bënë në versionin online dhe në fund të tetorit të gjithë subjektet duhet të kishin dorëzuar formularin pranë ILDKPI. Panorama TV ka siguruar deklarimet e fundit që kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja dhe ajo e Durrësit Emiriana Sako.
Sipas vetedeklarimit, kryebashkiaku i Elbasanit i cili e ka marrë këtë detyrë në vitin 2019, rezulton pa shtëpi. Në deklaratën e pasurisë së tij Llatja dhe bashkëshortja e tij nuk deklarojnë nëse zotërojnë një banesë. Ajo që bie në sy është se në formular është se nuk raportohet as ndonjë dietë për pagesë qiraje për të banuar. Por çifti Llatja nuk figurojnë të varfër. Vetëm kryebashkiaku i Elbasanit zotëron 6 llogari bankare me një shumë që shkon mbi 100 mijë euro.
Ndërkohë të ardhurat nga rroga si i pari i qytetit të Elbasanit shkojnë afro 16 mijë dollarë.
Ndërsa për pjesën tjetër të mbetur të shumës nuk deklarohet burimi se si janë vendosur këto pasuri, por sqarohen vetëm shtesat nga interesat bankare.
Kujtojmë që në nenin 257 fraksion a në Kodin Penal parashikohet deri në tre vite burg për personat e zgjedhur të cilët refuzojnë deklarimin e pasurisë dhe interesave private
Ndërsa në nenin 190 po të Kodit Penal parashikohet deri në 5 vjet burg për falsifikimin e formularëve.
Panorama tv