Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në Bathore ku mbeti i plagosur me armë zjarri 24-vjeçari Elvis Visha.
Pas veprimeve hetimore, u identifikua dhe vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi D. B., 24 vjeç.
I riu akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin Elvis Visha, 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri.
autori i dyshuar i ka shitur makinën të plagosurit, por nuk kishin bërë aktin e shitjes.
Bajrami i kishte kërkuar disa herë që të shkojnë tek noterja për të bërë kalimin e pronësisë së mjetit nga emri i tij tek Elvis Visha.
Ky i fundit e kishte shmangur këtë gjë pasi njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte frikë se mos bënte ndonjë aksident dhe nuk donte që makinën e blerë t’a kishte në pronësi të tij.
Visha i kishte thënë Bajramit se makinën e ka shitur tek një person tjetër.
Por autori i dyshuar e kishte parë duke qarkulluar me makinë dhe pastaj në banesën e tij mori çiften dhe e qëlloi duke e plagosur.
Visha ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv


