Vendimi i qeverisë shqiptare për ekuivalentimin e gradave në Forcat e Armatosura, Gardën e Republikës, Shërbimin Zjarrfikës dhe Policinë e Burgjeve, është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë zyrtarisht në fuqi.
Me këtë ligj të ri ushtarakët e Forcave të Armatosura, të çdo niveli, efektivët e Gardës së Republikës po ashtu të çdo niveli, punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës dhe ata të Policisë së Burgjeve, mund të përfshihen në radhët e uniformave blu.
Ekuivalentimi i gradave i lejon këta punonjës të sigurisë kombëtare që të ndryshojnë karrierë, duke fituara grada të përafërta me ato që mbajnë aktualisht, në varësi të skemës së publikuar dhe në Fletoren Zyrtare.
![Zbardhet Skema e Gradave: Ushtarakët, gardistët, zjarrfikësit dhe](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1728909792xscreenshot-12-639.jpg)
Ndërkohë, për ekuivalentimin me gradën “nënkomisar” pranë Policisë së Burgjeve, kandidati duhet të zotërojë një diplomë të arsimit të lartë, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, të licencuara dhe të akredituara sipas dispozitave në fuqi në kohën e lëshimit të diplomës ose të zotërojë një diplomë të të njëjtit cikël, të lëshuar nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, të njohur e të njësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi janë përzgjedhur Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes.
)