Zbardhet vendimi për Xhaçkën. GJK: Kuvendi krijoi krizë kushtetuese, cenon themelet e shtetit

0
58

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e dytë të saj në lidhje me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, duke nënvizuar se përmes injorimit të vendimit të saj të parë për të njëjtën çështje, Kuvendi ka krijuar një krizë kushtetuese. Trupa përsërit se vendimet e saj janë të detyrueshme edhe për Kuvendi dhe moszbatimi i tyre cenon themelet e shtetit demokratik. 

Maxhoranca ka krijuar krizë kushtetuese që cenon themelet e shtetit demokratik. Me këto fjalë Gjykata Kushtetuese ka argumentuar vendimin e dytë për Olta Xhaçkën duke kritikuar drejtpërdrejtë maxhorancën për mbrojtjen politike që i bëri socialistes duke mos e dërguar mandatin e deputetes për shqyrtim në këtë gjykatë.

  • Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin enjë krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës.
  • Gjykata Kushtetuese

Kësisoj, vendimmarrja e deputetëve të maxhorancës për trupën kushtetuese është në shkelje të neneve të ligjit themeltar të vendit.

  • Gjykata vlerëson se Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet, struktura në të cilat shumica parlamentare ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të vendimit të Gjykatës.
  • Gjykata Kushtetuese

Në mbyllje të argumenteve, Gjykata i kërkon Kuvendit që ta shqyrtojë me përparësi çështjen e dërgimit të mandatit të Olta Xhçkës pranë trupës kushtetuese, si i vetmi institucion që mund të gjykojë në themel legjitimitetin e një mandati parlamentar.