Zbardhet vrasja e Armando Beqirit në Islandë, u ekzekutua nga një shqiptar

0
265

Është zbardhur vrasja e shqiptarit Armando Beqiri në 13 shkurt në Islandë. Bëhet me dije se autori i vrasjes është një shqiptar, i cili ka pranuar krimin para autoriteteve.

Autori i arrestuar është Angjelin Stërkaj, 35 vjeç, por në rrjetet sociale identifikohet si Angjelin Mark Stërkaj.

Angjelin Stërkaj u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armando Beqirit. Ai vazhdimisht e mohoi se kishte lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit, por hetimet dhe të dhënat e policisë zbuluan se vrasja ishte kryer nga ai.

Policia islandeze në një konferencë për shtyp në Reikjavik deklaroi se Beqiri ishte i lidhur me krimin e organizuar.

Shqiptari ka pranuar vrasjen e Armando Beqirit duke e qëlluar nëntë herë para shtëpisë së tij. Autori ka jetuar në Islandë për shtatë vjet” shkruajnë mediat në Islandë duke cituar policinë.

Për vrasjen janë 14 të arrestuar nga Islanda, Shqipëria, Rumania, Spanja, Italia, Portugalia, Estonia, Serbia, Lituania dhe Bjellorusia.

Disa prej tyre kanë jetuar në Islandë për disa kohë, por disa erdhën pak para se të kryhej vrasja. Ata janë të lidhur me grupe njerëzish në krim të organizuar.

Viktima ishte përfshirë gjithashtu në krimin e organizuar” thuhet më tej. Arma e krimit u gjet, po ashtu gjatë kontrolleve edhe drogë dhe sende të tjera me vlerë për hetimin që zbardhën ngjarjen.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës së 13 shkurtit në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Autori i cili e priste e ka qëlluar Beqirin me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

 

opinion.al