Zbardhet vrasja e Mariglen Gjonajt, arrestohet autori Kristjan Cenaj. 16 vjeçari u vra për varësen dhe roleksin

0
96

Shtatë vite nga vrasja e Mariglen Gjonajt policia thotë se ka zbardhur motivin e krimit që tronditi mbarë opinionin publik por dhe ka arrestuar autorin.

Gjithçka nisi më 19 maj 2015 kur në policinë e Kurbinit xhaxhai bëri denoncimin se nipi i tij vetëm 16 vjeç nga fshatin Ferrë Trashë i Kurbin, ishte zhdukur në rrethana misterioze dhe pa lënë asnjë gjurmë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati dhe Prokurori i Prokurorisë Kurbin Bardhyl Shehu dolën sot (11 tetor 2022) në konferencë për median për të dhënë detaje të operacionit të koduar “PRITJA”.

“Si rezultat i një hetimi disavjeçar është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, në Kurbin, ku u zhduk në rrethana misterioze shtetasi i mitur Mariglen Gjonaj. 

Adoleshenti mbeti viktimë e vjedhjes me dhunë të varëses së floririt dhe orës roleks që kishte me vete ditën e vrasjes më 18 maj 2015 ndërkohë 7 vite më pas më 10 tetor 2022, policia arrestoi Krisjtan Cenaj si autor të kësaj ngjarjeje.

“Ndalimi  tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, shtetasi në fjalë dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur” deklaroi drejtori i policisë së Lezhës, Vehbi Bushati.

Edhe pse i arrestuari ka vijuar të mbajë qëndrim mohues, policia e Lezhës deklaroi se janë të gjitha provat që Cenaj është autori i vrasjes.

Hetimet 

Hetimet u kryen nga Strukturat e Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë Kurbin pas denoncimit të xhaxhait më 19 maj 2015 se nipi i tij ishte zhdukur.

Prokuroria regjistroi procedimin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja e peng e personit” dhe më pas ia transferoi dosjen hetimore Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, bazuar në kompetencën lëndore, për shkak se në momentin e ngjarjes, shtetasi Mariglen Gjonaj ishte i mitur (16 vjeç).

Pas hetimit  2-vjeçar nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda ishte vendosur pezullimi i hetimeve, pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale dhe dosja hetimore e pezulluar i ka kaluar strukturave të specializuara të hetimit të DVP Lezhë, për veprime të mëtejshme për zbulim autori.

Zbulimi i eshtrave të Mariglenit më 3 prill 2022 në vendin e quajtur “Shëllinx”, në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik,  Njësia Administrative Fushë Kuqe, Kurbin, rihapen hetimet.

Ekspertimi biologjik zbuloi se eshtra dhe mbetje kockore humane, i përkisnin shtetasit të zhdukur 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mareglen Gjonaj. 

“Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, strukturat e hetimit të DVP Lezhë, duke angazhuar ekspertët më të mirë, si dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit, nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin” 

Në këto rrethana, më datë 10 tetor 2022 është bërë ndalimi i shtetasit Kristian Cenaj, i datëlindjes 10.12.1992, lindur dhe banues në Mamurras, Kurbin, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

“Ndalimi  tij është bërë  pasi më datë 18 maj 2015, shtetasi në fjalë dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur” deklaroi drejtori i policise se Vlores.