Një ngjarje kriminale është zbardhur nga autoritetet greke. Bëhet fjalë për ekzekutimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare..
Sipas autoriteteve ngjarja është regjistruar në datën 15.07.2023 në vendin e quajtur Hanioti i Kalkidhikisë. Disa persona qëlluan dhe lanë të vdekur në vend Orhan Bajramin dhe plagosën rëndë Sead Sezlovijk.
Nga hetimet ka rezultuar se autor i ngjarjes është Gani Tusha alias Marku, shtetas i Maqedonisë së Veriut, me origjinë shqiptare, ndërsa në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorë të tij, por shtetas të RMV me origjinë shqiptare.
Autoritetet arritën që të identifikonin autorin, pasi vetëm rreth 300 metra larg vendit ku u ekzekutua Orhan Bajrami, ndërsa u gjet edhe arma e krimit, një palë doreza, syze të errëta dhe kapuçi që ekzekutori mbante për të mos u identifikuar. Sipas policisë greke Tusha mbahet në një burg të Shkupit, pasi akuzohet se ka vrarë dy anëtarë të një organizate rivale marsin e kaluar. Ai u arrestua menjëherë pas ekzekutimit të Bajramit. Ndaj tij u lëshua një urdhër arresti dhe kërkesë për ekstradim
/abcnews.al/