“Zbërthehet” celulari i Tires, biseda edhe me të afërm të pacientëve të tjerë

0
179

Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet edhe për raste të tjera korrupsioni në spitalin Covid 2 ku punonte sanitarja Tire Alldervishi e akuzuar për mashtrim. Ne celularin e saj prokurorët kanë zbuluar edhe biseda me familjarë të të afërmve të tjerë që kanë qenë shtruar pas prekjes nga Covid.

Prokurorët kanë gjetur të dhëna të reja në celularin e Tire Alldervishit, ish-punonjëses së Sanatoriumit e cila u arrestua për korrupsion me pacientët e prekur nga Covid.

Në aparatin celular janë gjetur mesazhe dhe biseda të tjera me persona kryesisht të afërm të pacientëve të shtruar në këtë spital, ku sanitarja dyshohet të ketë kryer të njëjtën procedurë.

Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije për RTV Ora se kanë nisur një verifikim të gjithë personave, me të cilët ka kontaktuar 52-vjeçarja për të vërtetuar që rasti i fundit i vajzës të cilës i vdiq nëna në spital pasi pagoi 8 mijë euro, nuk ka qenë i izoluar, por sanitarja e ka kryer edhe më parë të njëjtën praktike.

Në verifikim janë edhe komunikimet me mjeket dhe infermieret e ketij spitali ku duket se 52-vjeçarja ka shkëmbime mesazhesh.

Ndërkohë Alldervishi i është drejtuar gjykatës së Apelit për të kërkuar ndyshimin e masës së sigurisë me pretendimin se nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësorë, pasi ka kaluar Covidin.

Rasti i saj u denoncua në media dhe gjykata nga vajza e një pacienteje të sëmurë që humbi jetën nga Covid, që i kishte marrë sanitarja 8 mije euro.

Vetë ish-punonjësja e spitalit Covid 2 është pyetur disa herë në lidhje me çështjen por nuk ka pranuar të japë shpjegime nëse ka bashkëpunuar me persona të tjerë.