Instagrami po bombardon adoleshentët dhe gratë me çrregullime të të ngrënit me postime, me modele anoreksike dhe gra të dobëta kockë e lëkurë, me ekspertët që theksojnë se algoritmi i përdorur nga aplikacioni Facebook është një rrezik për shëndetin e tyre.
Dokumentet e brendshme të kompanisë, të njohura si ” Facebook Papers ” të publikuara në gazetën “New York Post”, zbulojnë efektin toksik të Instagramit në shëndetin e vajzave dhe grave të reja.
Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, algoritmi i përdorur nga Facebook rrezikon të dëmtojë vajzat dhe gratë që vuajnë nga anoreksia nervore apo bulimia, sipas të dhënave të kompanisë.
Për shembull, sapo përdoruesit e Instagramit shkruajnë “#skinny” dhe “#thin “, ata shohin modele shumë të holla në ekranin e tyre.
Ekspertët paralajmërojnë se me këto imazhe, gratë me çrregullime të të ngrënit motivohen për të humbur peshë, një tjetër fakt që do të ishte kërcënuese për jetën.
Muajin e kaluar, një ish-punonjës i Facebook zbuloi se kreu i kompanisë, Mark Zuckerberg, e dinte që Instagrami ishte toksik për adoleshentët.
Përveç kësaj, ish-punonjësi i kompanisë, Francis Haugen, dëshmoi në Kongres dhe në Parlamentin Britanik se kompania i vendos fitimet monetare mbi sigurinë e përdoruesv .
Nga ana e tij, Facebook kundërshtoi pretendimet e Haugen dhe mohoi kategorikisht se kontenti i tij paraqet një rrezik sigurie.
Botimi britanik shprehet në mënyrë karakteristike se, dokumentet e brendshme që kanë rrjedhur në gazetën “New York Post” zbulojnë se, algoritmi i Instagram modifikon zgjedhjet bazuar në kërkimet dhe preferencat e përdoruesve që janë të interesuar për dietë dhe humbje peshe.