Finalizohet operacioni policor i koduar “Network”, ndërsa janë zbuluar 3 apartamente me qira, në të cilat ushtrohej prostitucion. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë 3 shtetase kolumbiane dhe një spanjoll.
NJOFTIMI I POLICISE
Zbulohen 3 apartamente me qira, në të cilat ushtrohej prostitucion, në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”.
Vihen në pranga 3 shtetaset kolumbiane dhe procedohen penalisht 2 shtetaset shqiptare, që ushtronin prostitucionin.
Vihet në pranga 1 shtetas spanjoll që shfrytëzonte 3 shtetaset kolumbiane, për këtë veprimtari kriminale.


