Zaniolo dhe Tonali janë kërkesat e para të Pirlos.
Pak orë pas shkarkimit të Maurizio Sarrit, Juventusi i befasoi të gjitha duke ia besuar postin e trajnerit legjendës, Andrea Pirlo.
Ai nënshkroi kontratë dy vjeçare, deri në vitin 2022.
Pirlo tashmë duket se ka nisur punën për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes.
Siç ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, Andrea Pirlo ka dëshira të qarta dhe italiane për Juventusin e tij.
Në pritje të mbledhjes së parë zyrtare të merkatos, trajneri i ri bardhezi ka konfirmuar vlerësimin e tij për Sandro Tonalin, që e do edhe Interi si dhe talentin e Romës, Nicolo Zaniolo.
Këto janë dy ëndrrat që Pirlo i do patjetër në skuadër për të ndërtuar një Juventus që do të shpërthente edhe në Evropë, [pasi Champions League është objektivi i Zonjës së Vjetër. /Gazeta Express/