Zbulohen lëvizjet e fundit, ndryshime në Policinë e Shtetit

0
992

Vijojnë ndryshimet në radhët e uniformave blu. Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka emëruar Dashamir Bendo si shef i Operacionales në Tiranë.

Alfred Cenaj shef komisariati në Elbasan. Këtë post më herët e mbante Ermal Lila, i cili tashmë është emëruar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Kukës.

Pëllumb Kovashica shef komisariati në Peqin. Këtë post më herët e mbante Oltion Agolli, që tashmë do të mbajë postin e shefit të komisariatit në Pogradec.

Hajri Kushe ishte zv.drejtor për hetimin e krimit në Policinë e Kukësit, emërohet në të njëjtin post në Shkodër.

Bujar Laze emërohet shef komisariati në Korçë.

Vilson Bala, nga shef komisariati në Bulqizë, emërohet shef komisariati në Durrës.

Aliosha Broka ikën nga shef komisariati në Vorë, emërohet specialist në drejtorinë e standardeve profesionale. Vendin e tij në Vorë e zë Kreshnik Gjecka. /abcnews.al/