Zbulohet autori që publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit

0
82

Njeriu përgjegjës për rrjedhjen e qindra dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit është Jack Teixeira, një i ri, racist, entuziast i armëve, i cili punonte në një bazë ushtarake dhe që donte t’u linte përshtypje disa anëtarëve të një grupi në internet.

Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusettsit, raporton “The New York Times”. Është vetëm 21 vjeç.

Jack Teixeira udhëhoqi “Thug Shaker Central”, një grup në internet ku rreth 20 deri në 30 njerëz ndanë dashurinë e tyre për armët, ‘memet’ raciste dhe videolojërat.

Zbulimi erdhi menjëherë pasi Joe Biden ka thënë të enjten se autoritetet amerikane ishin afër kapjes së personit që rrodhi dokumentet.

Dokumentet e zbuluara kanë nxjerrë sekrete në lidhje me përgatitjet e Ukrainës për një kundër-ofensivë pranverore, spiunimin e SHBA-së ndaj aleatëve si Ukraina, Koreja e Jugut dhe Izraeli, dhe tensionet midis Uashingtonit dhe kryeqyteteve aleate për armatosjen e Kievit.