Një koronavirus i ri është zbuluar në Kinë dhe e veçanta e tij është frikësuese.
Zbulimi i fundit është një pasardhës i Hku5, i identifikuar për herë të parë në një lakuriq nate në Hong Kong në vitin 2006, ndërsa lidhet edhe me Mers-CoV, përgjegjës për sindromën e frymëmarrjes që ka alarmuar Lindjen e Mesme që prej 2012-tës
Shkencëtarët kinezë nënvizojnë se një monitorim i kujdesshëm i patogjenit është i domosdoshëm, megjithatë mendojnë se aktualisht nuk ka nevojë për alarm, pasi fuqia e tij rezulton të jetë “dukshëm më e ulët” se ajo e Sars-CoV-2, ndërsa insistojnë se “rreziku i shfaqjes së Hku5-CoV-2 tek njerëzit nuk duhet mbivlerësuar. Ndryshe e mendon ekipi i Shi Zhengli, sipas të cilit ky virus duhet vëzhguar me kujdes, pasi ka një potencial të madh për infeksion ndër-specieve.
Lakuriqët e natës konsiderohen praktikisht një rezervuar i shumë viruseve, disa prej të cilëve mund të infektojnë njerëzit, sic është rasti i tërbimit.
Top Channel