Zbulohet data, ja kur Milani pritet të bëhet me pronarë të rinj

0
151

Sipas raporteve të fundit në Itali, “Investcorp” do të nënshkruajë kontratat për marrjen e pronësisë së Milanit prej 1.1 miliardë eurosh të premten më 29 prill.

Kompanitë janë tashmë në negociata të avancuara dhe duket se marrëveshja finale është shumë afër mbylljes.

Tani “Il Sole 24 Ore”, raporton se “Investcorp” është në rrugën e duhur për të nënshkruar kontratat në selinë e Milanos të premten.

“Investcorp” është një fond sovran investimesh me bazë në Bahrein, duke përfshirë figura që janë gjithashtu të përfshirë në pronësinë e Manchester City.

Pronarët aktualë të Milanit janë Elliott Management, një fond investimi në SHBA, të cilët tashmë janë të gatshëm të heqin dorë nga shumica e aksioneve të gjigantit italian dhe kjo pritet të ndodh këtë jave.