Zbulohet një garazh i përshtatur për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike në Lezhë. Në pranga kanë rënë tre 24 vjeçarë, Rigers Marku, Reneo Përgjini dhe Erisolo Marku, ky i fundit pronari i garazhit.
Gjatë kontrollit në ambientet e garazhit, u gjetën 70 doza kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, dhe 2 radio marrëse-dhënëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë dhe 1 automjet.
Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve, shpërthyese dhe municionit”./abcnews.al