Zbulohet kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Cërrikut (EMRI)

0
2

Partia Demokratike dega Cërrik përmes një postimi ka njoftuar emrin zyrtar të kandidatit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Kandidati zyrtar për zgjedhjet në Bashkinë Cërrik është Amarildo Hoxha. PD thekson se Hoxha është kandidat dinjitoz dhe se është personi i duhur për këtë mision.

– Advertisement –

“Përshëndetje të nderuar demokratët! Të dashur qytetarë të Cerrikut e rrethinave. Kandidati që do të përfaqësojë PD e Cerrikut në garën për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëntor është z.Amarildo Hoxha, një bir i ndershëm i këtij qyteti, një zë i qytetarëve dhe një përfaqësues dinjitoz i Partisë Demokratike.

Një garë që nuk është vetëm për një post, por për dinjitetin e qytetit tonë, për besimin e qytetarëve tanë dhe për rikthimin e shpresës që Cerriku meriton. Cerriku ka nevojë për ndryshim, për frymë të re, për dinjitet të ndershëm e vizionar.

Është koha që Partia Demokratike të Rikthehet si forcë e shpresës dhe e besimit në çdo familje të këtij qyteti! Kandidati ynë Dr. Amarildo është njeriu i duhur për këtë mision. Ai vjen nga nga njerëzit, i njeh hallet e tyre, i ka dëgjuar dhe i ka ndihmuar jo vetëm në kohë fushatash, por çdo ditë.

Ka integritet, përkushtim dhe një dashuri të vërtetë për këtë komunitet. Ai përfaqëson tipin e përfaqësuesit që ne duam të shohim: të afërt me qytetarin, të drejtë në vendimmarrje dhe të palodhur në punën. Partia jonë në Cerrik, ka njerëz të aftë, struktura të forta dhe mbi të gjitha zemrën e qytetarëve.

Nëse qëndrojmë të bashkuar, nëse punojmë me përkushtim dhe me besim, më 9 Nëntor  ne do kthejmë Cerrikun në  ngjyrat e shpresës, në ngjyrat e së djathtës, në ngjyrat e fitores, Prandaj dhe Cerriku do të votojë ndryshimin më 9 Nëntor! Suksese dhe Fitore Dr.Amarildo,” shkruhet në postim.