Disa shkencëtarë holandezë janë befasuar nga një zbulim i papritur në kokën e njeriut.
Ata vunë re një grup i gjëndrash të mëdha të pështymës (të quajtura gjëndra tuberiale të pështymës) të vendosura prapa hundës; saktësisht në cepin ku zgavra e hundës takon fytin. Por cili është qëllimi i tyre?
Me sa duket, gjëndrat janë aty për të ‘lubrifikuar dhe lagur zonën e fytit pas hundës dhe gojës’, raporton The New York Times.
Zbulimi i gjëndrave ka qenë një tronditje për shumë shkencëtarë, duke i lënë ata të shokuar se si kaluan pa u vënë re për kaq shumë kohë.
express