Tre persona janë vënë në pranga pasi kishin mbjellë 92 fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur ”Kobuz” në Kurvelesh.
Të arrestuarit janë shtetasit K. Meca, Sh.Kondi dhe M.Kondi, banorë në fshatin Memaliaj dhe në fshatin Salari, Tepelenë.
Kapja dhe arrestimi i tyre në flagrancë u bë e mundur nga Policia Vendore e Gjirokastrës në bashkëpunim me Policinë e Tepelenës.
”Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Kobuz , në një zonë të fshatit Gusmar të Njësisë Administrative Kurvelesh, një një zonë të pyllëzuar, kishin kultivuar 92 fidanë narkotikë kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet që përdorej nga këta shtetas, katër aparate celular dhe sende të tjera.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
ora