Zbulohet parcela me “bar” në Greqi, arrestohen 2 shqiptarë, do të fitonin 500 mijë euro nga “biznesi”

0
99

Policia greke ka zbuluar një parcelë me 467 rrënjë kanabisi në Fthiotidha, e cila kultivohej dhe mirëmbahej nga dy shqiptarë.

Dy shqiptarët të moshës 40 dhe 44 vjeç u arrestuan mëngjesin e së martës në mënyrë flagrante nga autoritetet greke, pas një kërkimi dhe hetimi disa mujor.

Protothema.gr shkruan se plantacioni përbëhej nga 2 zona të projektuara posaçërisht, të cilat ishin rrethuar me bimësi natyrore për të siguruar mbulim për kultivuesit e drogës, raporton abcnews.al.