Zbulohet partneri i ri i ‘Gylserenit’, kush është i zgjedhuri në krah të aktores

0
236

Është zbuluar nga mediat turke seriali më i ri që do të ketë protagoniste një emër që të gjithë e njihni mjaft mirë nga roli i Gylerenit në serialin “Fate të kryqëzuara”.

Aktorja e njohur, Nurgül Yeşilçay, do jetë protagoniste në një serial të ri “Kefaret”, në të cilin do të interpretojë në krah të aktorit Mert Fırat. Lajmi është publikuar për herë të parë nga produksioni që do të mbulojë të gjithë filmin, i cili pritet të ketë gjithsej 25 pjesë.

Një nga prodhimet më ambicioze të sezonit të ri, që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut, do të risjellë në ekran, pas një shkëputjeje të gjatë, aktoren e mezi pritur nga fansat e saj.

Mësohet se xhirimet kanë filluar dhe bashkë me to, edhe lajmet e para që shoqërojnë promovimin e serialit. Së fundi, në një deklaratë për mediat, mësohet se filmi do të transmetohet në Fox TV, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë televizioni.

“Kefaret” ka një histori interesante që është punuar me detaje nga Mesude Erarslan dhe skenar nga Mahinur Ergün. Historia është frymëzuar nga libri “Konstantiniyye” nga Zülfü Livaneli.

Takimi i Mert Fırat me Yeşilçay është i dyti, pas një filmi “Night”, në të cilin ata sërish kanë qenë protagonistë.

expres