Zbulohet porositësi dhe organizatori i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan

0
273

Policia e Elbasanit ka zbardhur dy vrasje të ndodhura në Elbasan në muajin Korrik, ku janë vrarë Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.

Gjatë operacionit policor të koduar “Shkumbini”,  dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale në fushën e krimeve ndaj personit e një 34-vjeçari që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 34-vjeçarin Erion Alibej, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

“Në vijim të punës të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e plotë të dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Elbasan, pasi një pune hetimore dymujore u bë e mundur zbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve. Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për shtetasin Erion Alibej., 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.” – njofton policia.

Ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Policia po hetohen për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.