Pesë persona u paditën, pasi dyshohet se kanë organizuar një rrjet të gjerë të trafikimit të kokainës, me vlerë miliona dollarë në qytetin e Nju Jorkut, duke përdorur çanta për fëmijë, thanë prokurorët.
Çantat për fëmijë, me personazhe të njohur vizatimorë nga “My Little Pony” dhe “Despicable Me”, dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës.
“Fshehja e kokainës në çantat e fëmijëve ishte metodologjia e kësaj organizate”, tha prokurorja speciale për drogë, Bridget G. Brennan.
Drejtuesit e supozuar të rrjetit, Carlos Duarte, 36 vjeç dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa çanta të mbushura me kokainë nga Porto Riko në Nju-Jork në periudhën maj 2020 – korrik 2021.