Plot 15 milionë euro cash ishin fshehur në një zgavër që ishte hapur në murin e një apartamenti në Milano.
Ishte thesari i narkotrafikantëve që u zbulua në kuadër të një operacioni sekuestrimi nga Drejtoria e antimafias.
Prokurorët besojnë se organizata është pjesë ne një trafiku ndërkombëtar hashashi në të gjithë veriun e Italisë.
Kartëmonedhat ishin sistemuar në 28 kuti, me prerje 500 euro dhe 20 euro.
Plot 167 mijë euro të tjera u gjetën në një kasafortë brenda një garazhi
Ora news