Zëdhënësi i talibanëve: Do ta mirëpresim Merkelin ngrohtësisht në Kabul

0
145

Për të treguar se vendi i tyre është i sigurt, talibanët ftuan kancelaren gjermane Angela Merkel . “Ne do ta mirëpresim ngrohtësisht zonjën Merkel në Kabul, ” tha zëdhënësi i talebanëve Zabidullah Mujahid në një intervistë me gazetarin gjerman të gazetës BILD , Paul Rontsheimer.

Muxhahidi i hapi letrat e tij gazetarit gjerman, ndërsa ftoi kancelaren gjermane të vizitonte vendin e vuajtur

“Ne duam një mjedis plotësisht të sigurt këtu në Afganistan, i cili është i pranueshëm për të gjitha vendet e botës dhe në të cilin besojnë krerët e shteteve dhe qeverive. Ju duhet të na vizitoni dhe Angela Merkel do të ketë një pritje shumë të ngrohtë,” tha zëdhënësi i talibanëve.

“Ne duam të kemi një marrëdhënie të mirë me Gjermaninë. Emirati Islamik do të jetë qeveria e dëshiruar e afganëve dhe ne duam që qeveria gjermane të ketë marrëdhënie diplomatike me qeverinë tonë të re. “Ne gjithashtu do të donim që Gjermania të na mbështeste dhe të na ndihmonte në fushën humanitare.”

“Përveç kësaj, qeveria gjermane mund të inkurajojë sipërmarrësit e saj të investojnë në vendin tonë. Ne do t’i hapim rrugën dhe do të sigurojmë sigurinë e tyre ”, shton ai .

ora