“Zejtarët e Elbasanit ” nuk marrin pjesë në Panairin e zejeve. Bashkia i zëvendëson me nxënësit e shkollave (Video)

0
2

Siç ka qenë traditë ndër vite për festimet e ditës së verës bashkia e Elbasanit organizonte edhe Panairin e zejeve, në të cilin promovonin punimet e tyre zejtarë të ndryshëm por mos përkrahja ndaj tyre, injorimi i bashkisë Elbasan të profesionistëve që me shumë mund vijojnë të ruajnë traditën elbasanase u reflektua ditën e sotme .

Panairit të i zejeve në Elbasan duket se i ka mbetur vetëm emri pasi zejtarë nuk u panë kund.
Bashkia e Elbasanit për të mbushur mungesën e tyre kishte ftuar nxënësit e shkollave që të linin ditën e mësimit dhe të mbushnin vendet e zejtarëve. ( Atë që nuk e bëri thirrja e Berishës dje e bën bashkia Elbasan sot).
Kjo është hera e parë që zejtarët nuk marrin pjesë në panair duke treguar kështu zhgënjimin e tyre ndaj bashkisë Elbasan e cila nuk i ka dhënë asnjë mbështetje.