Zelenski akuza Perëndimit: Nuk keni unitet

0
127

Presidenti i Ukrainës, Zelenski ka akuzuar perëndimin se ata nuk kanë unitet me njëri-tjetrin për të mbështetur Ukrainën.

 

“Uniteti ka të bëjë me armët. Pyetja ime është: A ekziston ky unitet në praktikë? Unë nuk e shoh atë. Përparësia jonë kundrejt Rusisë do të arrihet vetëm kur të jemi vërtet të bashkuar,” deklaroi presidenti me tone të ashpra

Ai vuri në dukje gjithashtu dhe mungesën e konsensusit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, me kundërshtimin e Turqisë.

“Pra a ka një perëndim të përbashkët dhe të fortë? Jo,” tha presidenti.