Zelensky i bën thirrje Perëndimit të furnizojë me armë Ukrainën

0
131

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar qeverive perëndimore që të furnizojnë vendin e tij me avionë, tanke dhe sisteme të mbrojtjes raketore.

Në një fjalim video natën vonë, ai tha se armët e rënda që mund të mbronin lirinë në Evropë po grumbullonin pluhur në stoqe

Zelensky u ankua se avionët rusë nuk mund të rrëzohen me mitralozë.

“Çfarë po bën NATO? A është duke u drejtuar nga Rusia? Çfarë presin ata? Kanë kaluar 31 ditë. Ne kërkojmë vetëm 1% të asaj që ka NATO, asgjë më shumë,” shtoi ai.

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, konfirmoi për BBC se vendi i tij ishte i gatshëm të dërgonte arsenalin e tij të raketave të mbrojtjes ajrore S-300 të prodhimit sovjetik në Ukrainë nëse mund të sigurohej një zëvendësim.

ora