Zelensky: Rusia po kryen vrasje me dashje, Zoti nuk do të falë, do të ketë Gjykim

0
118

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi një video të re në Facebook, të dielën e fundit para Kreshmës.

“Sot është e diela e faljes. Por ne nuk mund të falim qindra e qindra viktima. As mijëra e mijëra që kanë vuajtur”, shkruhej në mbishkrimin e videos.

“Dhe Zoti nuk do të falë. Jo sot. Jo nesër. Kurrë. Dhe në vend të Faljes, do të ketë Gjykim.”

Zelensky akuzoi Rusinë për planifikimin e vrasjes së qëllimshme në bombardimet e territorit ukrainas.

“Për nesër, Rusia ka njoftuar zyrtarisht bombardimin e territorit tonë. Ndërmarrjet tona të mbrojtjes. Shumica janë ndërtuar dekada më parë nga qeveria sovjetike, të ndërtuara në qytete. Dhe tani ata janë në mes të një mjedisi të zakonshëm urban,” tha Zelensky

“Mijëra njerëz punojnë atje. Qindra mijëra jetojnë afër tyre. Kjo është vrasje. Vrasje me dashje.”

Videoja e publikuar në mediat sociale të shtunën tregoi pjesë të një fabrike tankesh ukrainase jashtë Zhytomyr, Ukrainë – rreth 140 kilometra)në perëndim të Kievit – që është rrafshuar pas sulmeve ushtarake ruse.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të dielën se Rusia po synon zonat e populluara në Ukrainë me gjasa si një përpjekje për të thyer moralin e vendit.