Zelensky uron Macron për fitoren: Mik i vërtetë, së bashku po ecim drejt fitoreve të reja

0
110

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar Presidentit francez Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij.

Në një postim në Twitter, Zelensky e përshkroi Macronin si një “mik të vërtetë” dhe shpreh vlerësimin e tij për mbështetjen e Francës ndaj Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt

“Jam i bindur se së bashku po ecim përpara drejt fitoreve të reja të përbashkëta”, ka shkruar ai.

Macron ka luajtur një rol qendror në përpjekjen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai vizitoi Presidentin rusë në Moskë përpara pushtimit të Ukrainës dhe ka zhvilluar një sërë telefonatash me Putin pas pushtimit, shkruan BBC.