Zendaya që tani shpallet ‘’Ikona e modës për 2021”

0
178

Kemi vetëm pak ditë që kemi hyrë në vitin 2021, por njerëzit nëpër rrjete sociale e kanë shpallur Zendayan-n si “ikonën e modës për vitin 2021”.

Aktorja postoi dy foto me kostum gri për të festuar ardhjen e Vitit të Ri, të cilat u pëlqyen nga më shumë se 2.5 milionë njerëz në më pak se një orë.

Për momentin, postimi ka afro 10 milionë pëlqime.

Njerëzit shpërndanë fotot nëpër rrjete sociale. “Zendaya është që tani gruaja më me stil e vitit 2021,” shkroi dikush. “Zendaya është një ëndërr,” lexohet diku tjetër. Të tjerë shpërndanë foto të aktores me kostume në tonet e grisë dhe jo vetëm.

Ndërkohë Zendaya është imazhi i Maison Valentino.

“Arsyja pse zgjodhëm Zendaya-n është sepse përfaqëson në mënyrë të përsosur Valentino-n,” shpjegoi drejtori artistik.

“Ajo është një grua e re e fuqishme dhe e guximshme që përdor talentin dhe punën e saj për të shprehur veten, vlerat dhe brezin e saj gjithashtu.”

“Jam e nderuar që u zgjodha si imazh i Valentino-s,” tha Zendaya. “Jam shumë e lumtur për të filluar këtë bashkëpunim të mahnitshëm me të gjithë familjen Valentino.”

Zendaya gjithashtu fitoi Visionary Award 2020, i cili jepet për të vlerësuar barazinë, përfshirjen dhe qëndrueshmërinë në modë.