“Zero ndihmë, vetëm taksa”, operatorët turistik të Shëngjinit i ankohen Bashës: Po falimentojmë!

0
277

Operatorët turistik të Shëngjinit i janë ankuar kryetarit të PD-së, për rënie ttë punës me 80 përqind, ndërsa ata thonë se nuk marrin asnjë ndihmë nga qeveria. Basha u kërkoi atyre të ngrenë zërin, duke theksuar se paratë që ata paguajnë taksa shkojnë koncensione korruptive për oligarkë pranë kryeministrit.

Shëngjinit i ka mbetur vetëm natyra  e bukur, ndërsa këtë sezon turistët as nuk ndjehen fare.

Kryetari i opozitës u takua me biznnesin dhe operatorët turistik, ndërsa tha se gjendja ekonomike është e vështrirë, pa asnjë mbështetje nga ana e qeverisë.

Basha: Për dy ditë hyn korriku, nuk kanë asnjë siguri për prenotimet, nuk kanë asnjë mbështetje dhe në  këtë aspekt, me të vërtetë, kemi thyer një rekord, sepse një situatë komplet ndryshe është në Mal të  Zi, është një situatë krejt ndryshe në Maqedoninë  e Veriut, një situatë krejt ndryshe në Greqi.

Operatorët turistik thonë se po punohet vetëm me 10 përqind të kapacitetit, ndërsa sipas tyre të ardhurat nuk mjaftojnë as për pagimin e taksave.

Operatori turistik: Puna është shumë dobët. Ne punojmë vetëm në ditë të shtunë edhe të diel. Java tjetër është shumë e dobët. Ne mundohemi që me mundësitë tona të krijojmë njëfarë pune me kolegë me agjensitë, po janë inekzistuese. Puna nuk dimë si do të shkojë, se edhe taksat lokale duhet t’i shlyejmë, mundësia është e pakët

Operatorët turistik ankohen edhe për taksa të larta nga ana e Bashkisë, kryesisht për taksën e çadrave.

Realiteti, thotë kyetari i PD-së, është i trishtë, ndërsa qeveria sipas tij në mënyrë kriminale ka braktisur biznesin dhe qytetarët.

Basha: Thirrja ime ndaj gjithë operatorëve turistikë është të bëhen bashkë, të ngrenë zërin dhe të kërkojnë të drejtën e tyre. Keni 20 vjet, 30 vjet që paguani taksa, tani është koha të ngrini zërin tuaj dhe të kërkoni drejtësi, nuk po kërkoni lëmoshë, kërkoni drejtësi, kërkoni mbështetjen e merituar, kërkoni një trajtim të paktën, siç e kanë operatorët turistikë të Malit të Zi, Maqedonisë.

Partia Demokratike, thotë ai, ka një program të plotë për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe sektorit të turizmit.

oranews